Një histori e jashtëzakonshme për xhudon dhe trajnerin më të mirë në botë, Driton Kuka.
“Pamje nga prapaskenat e xhirimit të dokumentarit “Sensei: Driton Toni Kuka, Made in Kosova”!
Një histori e jashtëzakonshme, që nis nga ëndrra e një njeriu dhe shndërrohet në një frymëzim kombëtar, vjen përmes dokumentarit të realizuar nga regjisori Vranin Gecaj.
Ky dokumentar i dedikohet Kryemjeshtrit të Xhudos, Driton Kuka, një emër që e ka shkruar me germa të arta historinë e sportit në Kosovë.
Xhirimet e këtij projekti emocionues filluan vite më parë, dhe sot, pas një udhëtimi të gjatë e të pasionuar, dokumentari është gati të ndahet me publikun.
PREMIERA; më 26 nëntor të vitit 2024, ora 19:30, në Kino Armata, Prishtinë, Republika e Kosovës.
Ky dokumentar rrëfen me emocion e detaje përpjekjet e palodhura të Driton Kukës për të ngritur xhudon në majat e suksesit ndërkombëtar, për arritjet që kanë bërë krenar çdo shqiptar dhe për ndikimin transformues që ai ka pasur tek brezat e rinj. Hyrja është e hapur për të gjithë – pa pagesë”, ka njoftuar Federata e Xhudos së Kosovës.