Kuka: Pesë medaljet olimpike janë diçka përtej ëndrrave

Xhudo

Kuka: Pesë medaljet olimpike janë diçka përtej ëndrrave

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 20:50
Driton Kuka

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, thënë se pesë medaljet olimpike të Kosovës janë edhe përtej ëndrrave.

Kuka ka folur për RTK-në në ceremoninë ku është shënuar dhjetë vjetori i anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. 

Ai e ka ka vlerësuar progresin dhe sukseset e arritura nga sporti kosovar gjatë dekadës së fundit

“Dhjetë vjet po duken si dhjetë ditë. Një punë e madhe është bërë për pranim. Pesë medaljet janë përtej ëndrrave. Por kemi bërë punë serioze, e në radhë të parë, vajzat tona treguan se çfarë vlere kanë, që nëse udhëhiqen nga njerëzit e duhur, mund të prekin majat botërore”, është shprehur Kuka.

Ai ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës në nivelin më të lartë sportiv: “Ne nuk do të ndalemi dhe do të pretendojmë që ta përfaqësojmë Kosovën gjithmonë më së miri”, ka thënë Kuka. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat