​Kuka: Sukseset e Kosovës në sport të pabesueshme

Xhudo

​Kuka: Sukseset e Kosovës në sport të pabesueshme

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 08:56
Driton Kuka

Trajneri i xhudos Driton Kuka është shprehur se ndihet krenar me sukseset e arritura nga sportistët e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe, sipas tij, ato nuk ishin besuar se do të arriheshin brenda një periudhe kaq të shkurtër.

Në fillim të kësaj jave, Komitetit Olimpik i Kosovës festoi dhjetë vjetorin e anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe aty mori pjesë edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bach.

“Njeriu i parë i Sportit Botëror gjegjësisht Kryetari i IOC Tomas Bach me shumë bashkëpunëtor vizitoj vendin tonë në 10 vjetorin e pranimit në IOC! Një mbrëmje e mirë organizuar nga KOK e ku Federata jonë u takua ndaras me Bachun dhe poashtu me Kryetarin e Komitetit Olimpik Evropian Spyros Capralos në një takim miqësor dhe me përmbajtje. Për 10 vjet Kosova ka 5 medalje Olimpike Kjo edhe ishte kryetema dhe njerëzit e parë të sportit Botëror u shprehen se nuk kishin besuar që do ketë rezultate të tilla.

Ne kemi punuar me një qëllim ti tregojmë Botës vlerat tona, e mbi të gjitha të ju tregojmë se sa shumë e kemi merituar lirinë si popull”, ka shkruar Kuka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat