Xhudo - vula e sportit të Kosovës! Dy medalje olimpike në vitin 2024

Xhudo

Xhudo - vula e sportit të Kosovës! Dy medalje olimpike në vitin 2024

Nga: K.G. Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 15:04
Driton Kuka me garuesit e tij

Xhudistja Distria Krasniqi (- 52 kg) u stolis me medalje të argjendë e Laura Fazliu (- 63 kg) me të bronztën në Lojërat Olimpike – “Paris 2024”.

Ky vit ishte vit si gjithnjë i xhudos.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe trajneren Majlinda Kelmendi, i dhanë vulë sportit të Kosovës, duke shënuar suksese spektakolare me garuesit e tyre.

“Ky vit ka qenë një triumf për Federatën e Xhudos së Kosovës.

Nga arritjet e jashtëzakonshme të Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut me dy medalje olimpike në Lojërat Olimpike - Paris2024, te programi shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” që solli aktivitete të shumta në çdo cep të Kosovës, kampionate kombëtare e ndërkombëtare, e deri te fitoret e pandalshme që na bënë krenarë – ne jemi gati dhe plot shpresë për Vitin e Ri 2025!

Federata e Xhudos e Kosovës ju falënderon me zemër për mbështetjen që na ofroni çdo ditë. Ju urojmë një Vit të Ri 2025 plot shëndet, dashuri dhe çaste gëzimi pranë atyre që doni”, shkruan në faqen e FXHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat