Agjencitë rajonale të lajmeve ku bënë pjesë edhe Agjencia e Lajmeve -KosovaPress- kanë përzgjedhur sportistët më të mirë për vitin 2024.
Nga sportistët e Kosovës, renditjen më të mirë e ka marrë xhudistja Distria Krasniqi e cila pozicionohet në vendin e 11-të.
Distria meriton të jetë shumë më lart.
Atleti i kërcimit së gjati Miltiadis Tentoglou fitoi të premten edicionin e 51-të të sondazhit të BTA-së për atletin e vitit në Ballkan për vitin 2024. Ceremonia u zhvillua në Klubin Kombëtar të Shtypit BTA në Sofje.
Top 11 për 2024:
1. Miltiadis Tentoglou (Greqi) – atletikë 61 pikë
2. David Popoviqi (Rumani) – not 59
3. Nikola Jokiq (Serbi) – basketboll 56
4. Karlos Nasar (Bullgari) – peshëngritje 47
4. Novak Gjokoviq (Serbi) – tenis 47
6. Dushan Mandiq (Serbi) – vaterpolo 25
7. Barbara Matiq (Kroaci) – xhudo 24
8. Kostas Sloukaq (Greqi) – basketboll 23
9. Apostolos Christou (Greqi) – not 22
10. Yusuf Dikec (Turqie) – gjuajtje 21
11. Distria Krasniqi (Kosovë) – xhudo 20