Sot u mbajt Kuvendi i Rregullt dhe Zgjedhor i Federatës së Xhudos së Kosovës për vitin 2024, me pjesëmarrjen e delegatëve nga të gjitha klubet anëtare të Federatës.
Gjatë Kuvendit u diskutua mbi vitin që lamë pas, përfshirë sukseset dhe sfidat me të cilat është përballur Federata.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe z. Musa Selimi, anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan gjatë mbledhjes së Kuvendit të Rregullt.
Pas përfundimit të këtij Kuvendi, u mbajt edhe Kuvendi Zgjedhor, ku z. Agron Kuka u rizgjodh kryetar i Federatës.
Në këtë Kuvend u zgjodh edhe Bordi i ri i Federatës, i cili përbëhet nga:
1. Agron Kuka - Kryetar
2. Remzi Begu - Nënkryetar i Parë
3. Anton Cena - Nënkryetar i Dytë
4. Driton Kuka - Anëtar
5. Majlinda Kelmendi - Anëtare
6. Fatos Tabaku - Anëtar
7. Mustafë Veseli - Anëtar
8. Linda Cena - Anëtare
9. Distria Krasniqi - Përfaqësuese e Sportistëve
Dy anëtarë të tjerë do të emërohen nga Kryetari i Federatës, në përputhje me statutin e Federatës.