Nora Gjakova e nis mbarë Grand Slamin e Parisit

Xhudo

Nora Gjakova e nis mbarë Grand Slamin e Parisit

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 11:51
Xhudistja Nora Gjakova,

Xhudistja Nora Gjakova, e ka nisur me këmbë të mbarë turneun Grand Slam Paris 2025. 

Gjakova e fitoi duelin ndaj kundërshtares së saj franceze Rania Drid në kategorinë e vlefshme deri në 63 kilogramë. 

Pas kësaj fitoreje, Gjakova do ta ketë përballë në raundin e ardhshëm xhudisten kroate Iva Oberan.

Kujtojmë se Kosova në këtë turne të madh përfaqësohet nga pesë xhudistë: Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat