Gjakova i afrohet medaljes, vetëm një fitore larg

Xhudo

Gjakova i afrohet medaljes, vetëm një fitore larg

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 14:30
Xhudistja Nora Gjakova

Xhudistja Nora Gjakova e ka siguruar luftën për të fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. 

Gjakova në repesazh ia doli që të triumfojë ndaj xhudistes spanjolle, Cristina Cabana Perez. 

Nora fillimisht e rrëzoi kundërshtaren e saj duke bërë një hedhje fantastike, para se të sigurojë fitoren me ‘Ippon’. 

Kujtojmë se këtë garë para kohe e kanë përfunduar dyshja Erza Muminoviq dhe Dardan Cena, të cilët u mposhtën qysh në luftën e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat