Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Slam Paris 2025!
Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Nora Gjakova ka siguruar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris!
Në xhiron e parë Nora mposhti me dy Wazaari për Ippon, francezen Rania Drid. Duke vazhduar në xhiron e dytë, ku mposhti me yuko dhe Ippon, kroaten Iva Oberan
"Në çerekfinale Gjakova humbi me yuko, nga japonezja Megu Danno.
Kurse në repasazh mposhti me dy Wazaari për Ippon, garuesen nga Spanja, Cristina Cabana Perez
Në ndeshjen vendimtare, ajo mposhti holandezen Joanne Van Lieshout", shkruan në faqen e FXHK-së.