Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë po mbahet Kampi Ndërkombëtar i Xhudos.
Në këtë Kamp po marrin pjesë xhudistë e xhudiste nga shtetet si: Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Çeke, Mali i Zi dhe klubet nga Kosova.
Kampi po udhëhiqet nga Kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.
Ky Kamp organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, nën komponentën “Diplomacia Publike” që ka për qëllim zhvillimin e diplomacisë kosovare përmes sportit të xhudos.