Driton Kuka e kush tjetër më i miri, në ceremoninë e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Driton Kuka vazhdoi dominimin e tij si trajneri më i suksesshëm i vitit, duke fituar këtë çmim për të 9-tin vit radhazi.
Nën drejtimin e tij, xhudistët kosovarë fituan dy medalje në Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërsa Akil Gjakova zuri vendin e pestë.
Sukseset nuk munguan as në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian, ku Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës dhe Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në botëror.