E jashtëzakonshme, për 26 sekonda, Distria Krasniqi e mund xhudisten serbe!
Distria Krasniqi vazhdon të shkëlqejë në Grand Prix të Linzit.
Kampionia olimpike ka arritur me sukses të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në çerekfinale, Distria eliminoi për 26 sekonda me IPPON xhudisten serbe, Nikolina Nisaviq.
Në gjysmëfinale, Distria mposhti hungarezen, Reka Pupp.
Distria Krasniqi, kualifikohet në finale.
Do të jetë xhudistja nga Japonia, Iroha Oi ajo që do ta sfidojë kampionen olimpike për titull.