Xhudistja e talentuar e Kosovës, Blerina Gashi, ka arritur një sukses të madh në Kupën Evropiane.
Vashat e Kosovës u stolisen me medalje të bronztë.
“Blerina e bronztë në Kupën Evropiane për kadete 2025 në Antalia!
Në luftën e parë ishte e lirë, në luftën e radhës ajo mposhti Sevinch Abdukadyrova nga Kazakistani.
Në çerekfinale ajo mposhti Inzhu Sakhabadin nga Kazakistani dhe në gjysmëfinale Blerina humbi nga Fatima Zehra Meki nga Turqia.
Blerina për të bronztë mposhti Khadija Abdullayeva nga Azerbejxhani dhe arriti të ngjes podiumin e të siguroj medaljen e bronztë”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.