Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix që po mbahet në Linz të Austrisë.
Xhudistja jonë u tregua fantastike duke fituar me IPPON ndaj holandezes, Joni Geilen brenda 38 sekondave.
Laura e mori një waza-ari qysh në start, por nuk u zmbraps dhe shpejt u kundërpërgjigj për ta fituar medaljen e bronztë nga ky turne prestigjioz në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Sot, Laura shënoi tri fitore dhe një humbje, atë në gjysmëfinale, teksa në raundin e parë kishte kaluar pa luftë.
Nga Grand Prix i Linzit, ekipi kosovar rikthehet me dy medalje, të bronztën e Laurës dhe të argjendtën që Distria Krasniqi e fitoi dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.