Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, është në formën më të mirë, ku e ka dëshmuar sot në garën Grand Prix që u mbajt në Linz të Austrisë.
Laura ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 63 kg, duke shënuar suksesin e radhës për shtetin tonë, pasi që dje Distria Krasniqi (- 52 kg) fitoi të argjendtën.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, shfaqet krenar për sukseset e garuesve të tij.
“Grand Prix Linz Austri, medalja e dytë për Kosovën.
Laura e bronztë - kategoria 63 kg.
Gara e parë e saj pas Lojërave Olimpike!
Urime 8 Marsin nga ekipi ynë, ditën ndërkombëtare të grave”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.