Xhudistja e Kosovës, Enise Zijade, fitoi medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadete 2025 në Antalia!
“Në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e radhës ajo mposhti Begaiym Kalilova nga Kyrgistani.
Në çerekfinale ajo mposhti Merve Cinar nga Turqia, në gjysmëfinale Enise humbi nga Elif Kilic nga Turqia.
Zijade u ndesh në repasazh të dyfishtë, në ndeshjen e parë mposhti Tinatin Gulbani nga Gjeorgjia🇬🇪, kurse në ndeshjen e dytë mposhti Ezgi Topcu nga Turqia.
Këto fitore e çuan Enisen në finalen për medaljen e bronztë, ku triumfoi ndaj Sofiya Minko nga IJF dhe siguroi medaljen e merituar”, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës.