Vashat e Kosovës mahnitën në Kupën Evropiane

Xhudo

Vashat e Kosovës mahnitën në Kupën Evropiane

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2025 Në ora: 16:30
Blerina Gashi e Enise Zijade

Xhudistet e talentuar të Kosovës, Enise Zijade e Blerina Gashi, me paraqitjet e tyre mahniten në Kupën Evropiane për kadete.
Xhudistet tona u stolisen me medalje të brpnztë.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i fascinuar me paraqitjen e vashave në Antalia të Turqisë. 

“Kosova e vogël po shkëlqen edhe me grupmosha të reja!

Blerina Gashi kategoria 44 kg vajza nga Mitrovica dje fitoj medaljen e bronztë duke treguar edhe një herë se në klubin e saj Trepça po punohet seriozisht!

Sot Enise Zijade 57 kg po ashtu fitoj medaljen e bronztë duke fituar 5 lufta e pësuar një humbje!

Vjen nga shkolla  e xhudos Ippon në Pejë, ajo për medalje mposhti garuesen ruse dhe tregoj potencialin e saj premtues!

Në Antalia edhe garuesit tjerë performuan mirë por mbeten pa medalje kësaj radhe!

Me ekipin në Antalia janë trajnerët Zymer Zeka dhe Blenard Begu”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat