Sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore në Kosovë, e cila do të zgjasë dhjetë ditë.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani i ka bashkuar forcat me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila nuk formoi subjekt politik, por shkoj në koalicion apo më mirë të themi iu bashkua LVV-së.
Albin Kurti e Vjosa Osmani sot ishin në Pejë, ku hapët zyrtarisht fushatën.
Sipas një fotografie të publikuar nga Donika Gërvalla, kandidate për deputete në listën e LVV-së, shihet se Peja ishte bllokuar nga qytetarët.
Këto pamje ku shihet përkrahje e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje, i frikësojnë kundërshtarët e tyre politik.
Peja ❤️
Posted by Donika Gërvalla on E mërkurë, 3 Shkurt 2021