Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme në Prizren ka prezantuar programin qeverisës të partisë së tij, duke theksuar se ndër vendimet e para si udhëheqësi i Qeverisë do të jetë që këtë komunë ta bëjë zonë ekonomike.
“Para shumë biznesmenëve prizrenas, dje prezantova Planin e Rimëkëmbjes.
Ai parasheh fondin prej 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike, ku 500 milionë euro do të jenë të dedikuara vetëm për bizneset”.
“Ne do të ofrojmë lehtësira fiskale për bizneset, përkrahje direkte përmes granteve investive dhe subvencioneve, por edhe siguri për çdo investitor, duke e themeluar Gjykatën Komerciale”, ka shkruar mes tjerash Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.