Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
AAK-ja nën himin kombëtar ka bërë hapjen e fushatës në qytetin e Prizrenit.
“Nuk është rastësi që jemi duke hapur fushatën në Prizren pranë lidhjes së Prizrenit – aty ku u vunë themelet e shtetit tonë. Prizreni është një qytet që naq nderon me vlerat dhe kontributin e vet historik. Qytet i vlerave të historisë dhe fesë. Prizrenit i mungojnë zonat e ekonomik e shumë gjëra tjera por do të jemi bashkë për Prizrenin dhe Kosovën”.
Kandidati për presidenti nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa hapi fushatën tha se pos rëndësisë se krijimi të qeverisë është edhe zgjedhja e presidentit.
“Më 14 shkurt kur votojmë suksesi i zgjedhjeve nuk do të varet vetëm nga zgjedhja e kryeministrit dhe deputetëve por nyja e shtetit është edhe zgjedhja e presidentit. Po paralajmërohet se një parti do të ketë kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin e kjo nuk është në rregull pasi duhet të ketë ndarje të pushteti e kështu mund të bëhet i gjithëpushtetshmi”.
“Nëse dëshironi pushtete të ndara kjo mund të bëhet me mua si President, në bashkëpunimin me kryeministrin, me menaxhimin e ekonomisë dhe sigurimin e përkrahjes dhe sigurisë për të drejtat e qytetarëve. Asnjëherë nuk do të lejoj nga askush që të nëpërkëmbet e drejta e ndokujt – do të respektojë të gjitha pakicat etnike pasi janë njerëz të vendit tim”.
“Për të kuptuar se kush është presidenti i mirë duhet të kuptojmë se do të përballemi me Serbinë ku presidenti Vuçiq po e cënon integritetin e Kosovës”.
Haradinaj mes tjerash tha se po të duhet për vendin edhe sakrifikohet.
“Nëse është nevoja për Kosovën sakrifikohem – jo për vete po për shtetin gjithmonë”.
Tutje Haradinaj foli edhe për idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.
“Presidenti duhet të ndihmojë kryeministrin për intergim të vendit, hyrje në BE dhe NATO, të mbajë lidhjet e forta me aleatët. Presidenti e ka obligim se nëse në 2025 nëse nuk kemi përparim të vendit tu jap të drejtën qytetarëve të vendosin për union me Shqipërinë”.
“Suksesi apo dështimi i këytre zgjedhjeve është se kush do e zgjedh Presidentin” tha Haradinaj.