Kandidati për president të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren.
“Kosova ka nevojë për një President të fortë që mund t’i qëndrojë Vuciqit dhe të vendos ekuilibër mes pushteteve në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.
Ai është zotuar se do të jetë i përkushtuar që t’i shërbejë vendit me gjithë forcë e zemër.
“Sot, ne fillojmë garën për zgjedhjet, ku qytetarët do të vendosin se kush do të jetë ky President. Unë jam i përkushtuar t’i shërbej vendit tonë me gjithë zemër dhe me gjithë forcën time”, është shprehur Haradinaj.