Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur në mbledhjen e sotme se në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen 15 mijë e 110 persona në të gjitha vendvotimet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur po ashtu se si në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto zgjedhje do të shtypen më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve.
Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa do të shtypen 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë.
Rrjedhimisht i bie që do të shtypen 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,89 për qind më pak.