Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislimi, është shprehur se ky subjekt politik për 31 vjet të ekzistimit të tij rrugë të pandarë nga vetja e ka pasë shtetin.
“Jo rastësisht është slogani ynë “Shteti.Shtet”, sepse ka pasur rrëshqitje nga rruga e shtetndërtimit nga ana e disa partive dhe liderëve”, është shprehur Bislimi.
“Dua të besoj që nuk do të vijmë në pozitën kur liderët politikë të këtij vendi e vënë në dyshim zbatimin e vendimeve të prera të gjykatave. Nuk mund të ketë asnjë interes më të madh se ruajtja e Republikës. Përkrahja ndaj një subjekti mund t’i kthehet në bumerang Republikës”.
Bislimi në Info Magazine ka shtuar se LDK nuk do të bëhet argat i së keqes.
“Këtij vendi i duhet kohezion i brendshëm që nuk arrihet me forcë, por me qasje pozitive dhe fleksibilitet politik. Ajo që i duhet Kosovës është kohezioni i brendshëm për ecur përpara si shtet. Idetë tona që dallojnë, ato t’i ballafaqojmë në zgjedhje. Jemi në një moment kur duhet të diskutojmë për gjërat esenciale për shtetin”.