Aktivistë të Vetëvendosjes edhe në këto orë po vazhdojnë ta qëndisin me shirita të kuq kryeqytetin, një simbolikë kjo me pritjet e tyre për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ngjyra e kuqe e këtyre shiritave ngërthen në vete edhe simbolikën si ngjyra e dashurisë, ku pikërisht këto zgjedhje do të mbahen me 14 shkurt në 'Ditën e Shën Valentinit'.
Por ngjyra e kuqe e ka edhe simbolikën e ngjyrës së kombit, ku VV gjithmonë prezantohet me flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar.
Ju sjellim pamje nga një rrugë e kryqytetit.