Kandidati për deputet, Lahi Brahimaj së bashku me anëtarë tjerë të AAK-së ka vizituar Klinën, qytet ky ku gjeti pritje të ngrohtë e përkrahje të pashoq.
“Këpuzi, Rastoka, Qeskova dhe Zajmi i kanë thënë po Aleancës dhe presidentit në ardhje Ramush Haradinaj”, ka shkruar Brahimaj.
Postimi:
Isha i nderuar sot që mora pjesë në 3 takimet e organizuara nga dega e AAK-së në Klinë. Së bashku me kryetarin prof. Zenun Elezaj, shpalosëm programin e Aleancës për vitin 2021-2025.
Këpuzi, Rastoka, Qeskova dhe Zajmi i kanë thënë po Aleancës dhe presidentit në ardhje Ramush Haradinaj.