Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka qëndruar pasdite në qytetin e Vushtrrisë.
Atij dhe kandidatëve të PDK-së për deputetë nga Vushtrria u është bërë pritje madhështore në këtë qytet, ku vërehet mobilizim masiv për Partinë Demokratike.
Derisa Hoxhaj ngritët për të mbajtur fjalim, një numër i madh qytetarësh dhe simpatizantësh valvisin flamujt e UÇK-së dhe PDK-së.
Ata për disa minuta brohorasin Enver Hoxhaj dhe UÇK.