Lëvizja Vetëvendosje, këtë të mërkurë, e hapi edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më 14 shkurt.
Në kryeqytet herët, dikur që edhe në disa komuna tjera të vendit fushata u hap nga kandidatët për deputet që vijnë nga komunat përkatëse, ndërkohë që në Dukagjin u shfaq vetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe numrin dy në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmanin, Kurti u prit me entuziazëm të madh nga simpatizantët e këtij subjekti në Pejë.
Dikush madje u përlot që arriti t’i takojë, derisa të tjerët u mjaftuan me nga një kujtim.