Kandidati për deputet Agim Veliu pas tubimit që LDK-ja pati në Podujevë, tha se Llapi përherë ka qenë i djathtë dhe i tillë do të vazhdojë të jetë.
“LDK është e vetmja parti politike, e cila në esencë e ka ruajtjen e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë, në partneritet të plotë me aletatët ndërkombëtarë”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Postimi në Facebook:
Me një tubim madhështor sot Llapi rikonfirmoi mbështetjen për Lidhjen Demokratike.
Mbështetja e llapjanëve për LDK-në është testuar e ritestuar ndër vite. Edhe kur të tjerët bëheshin bashkë kundër LDK-së, përgjigjja e llapjanëve gjithmonë ishte e njëjtë me FITORE të LDK-së
Llapi përherë ka qenë i djathtë, i tillë do të vazhdojë të jetë.
Dëshmia e mirë se LDK vazhdon të jetë forca kryesore politike është kandidati ynë për kryeministër, z.Avdullah Hoti, lista e kandidatëve për deputetë dhe programi ynë qeverisës.
LDK është e vetmja parti politike, e cila në esencë e ka ruajtjen e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë, në partneritet të plotë me aletatët ndërkombëtarë
#ShtetiShtet
#ldk132
#agimveliu4