Kandidatja për deputete nga LDK-ja Rita Spahiu, ka thënë se pos specializimeve, nga 4 qershor deri më tash, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ministri në detyrë, Armend Zemaj kanë arritur të punësojnë shumë persona në sistemin e shëndetësisë.
“Janë punësuar 175 doktorë, 212 infermierë, i95 inspektorë sanitarë, 28 laborantë, katër mikrobiolog që ishin të vetmit të papunë, 121 staf mbështetës. Përveç kësaj është nënshkruar për vaksina antiCOVID.
E përmenda më herët 1500 specializantë, 700 punësime që përfshihen...50 milionë donacione nga shtetet mike”, ka thënë ajo.