Kandidati për deputet nga LDK, Isa Shabani, ka thënë se në të ardhmen mërgimtarëve duhet t’u mundësohet që të votojnë nëpër ambasada.
Ai ka thënë se mërgata ka luajtur rol të rëndësishëm historik.
“Mërgata nuk duhet të trajtohet si pjesë e ndarë”, është shprehur ai.
“LDK nga themelimi ka krijuar degët dhe ka mbajtur komunikim me to. Mos të trajtohet si diasporë por si mërgatë. Do të formohet një këshill konsultativ që do të bëhet nga përfaqësuesit e mërgatës në vendet e ndryshme dhe do t’i evidentojnë problemet me të cilat përballen njerëzit tanë”.
Shabani ka thënë se problemet që kanë rrjedhur lidhur me votimin nga diaspora për shkak se KQZ nuk e ka përballuar numrin e aplikacioneve.
“Mund të ketë probleme që kanë ndodhur me mënyrën e aplikimit me e-mail dhe është ngarkuar KQZ me aplikacione”.