Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për trendin e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit doli e para me 51.3 për qind.
E ky sondazh nxiti reagime dhe debate të shumta.
E përqindje të lartë për VV-në, ka dalë edhe në një sondazh tjetër në qytetin e Pejës, ku sipas këtij të fundit Lëvizja Vetëvendosje del me 61.1% të votave, një tronditje e madhe kjo për LDK-në dhe AAK-në.
Këtë e ka bërë të ditur Besnik Bislimi nga kjo parti.
“Edhe në Pejë “na kanë mbetur” vetëm sondazhet se votat vijnë me 14 shkurt.
Sondazhi i njejtë!
Pyetja e njejtë!
Rezultati i njejtë!
Tek të rinjtë e Pejës nën moshën 24 vjeçare, 61.1% do e votonin Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkruan Bislimi në Facebook.
Edhe në Pejë “na kanë mbetur” vetëm sondazhet se votat vijnë me 14 shkurt. Sondazhi i njejtë! Pyetja e njejtë! Rezultati...
Posted by Besnik Bislimi on E mërkurë, 3 Shkurt 2021