Para dy ditësh ka filluar votimi me postë për të gjithë qytetarët nga diaspora, të cilët kanë plotësuar kriteret ligjore për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Afati për të votuar me postë është deri më datën 12 shkurt, por mërgimtarët po ankohen se çmimet janë të larta.
Në një faturë shihet se një mërgimtar nga Gjermania ka paguar 62 euro për të dërguar votën e tij përmes postës “express”.
Ndërsa e tëra kjo, sipas mërgimtarëve, po vjen si pasojë e afatit shumë të shkurtër prej 10 ditësh që vota përmes postës të dorëzohet në KQZ.