Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një tubimi në qytetin e Gjakovës ka thënë se fitorja e kësaj partie nisë nga ky qytet.
Hoxhaj ka thënë se ata janë parti që do të rimëkëmbin Kosovën.
“Ne jemi një parti që do ta rimëkëmb Kosovën. Prandaj edhe rimëkëmbja për ne si parti është rimëkëmbje kombëtare,politike, ekonomike, shëndetësore dhe ringritje e shtetit të Kosovës”.
Ai tha se duan ta përmirësojnë gjendjen e ekonomisë në të cilën gjendet vendi, por edhe Gjakova.
Po të ishte PDK-ja në Gjakovë, Gjakova do të ishte krejt tjetër me gjendjen që është sot. Gjakova do të rikthehet fuqishëm me mu si kryeministër dhe me Hajdar Beqën si deputet dhe kryetar komune”, tha Hoxhaj.