Emir Abrashi, njohësi i zhvillimeve politike, ka thënë që dy ditët e para të fushatës së subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë karakterizuar sipas tij, me shkelje të masave anti-COVID.
“Kjo fushatë, karakterizohet me një periudhë më ndryshe, pasi ndodhemi në situatë pandemie. Ajo që është parë deri tani është shkelja e të gjitha masave, me përjashtim të VV-së që e ishte një model në model të Joe Biden dhe ishte e vemtja parti politike që e respektoi një lloj distance”.
Abrashi në Info Magazine, tha që edhe pse ne kemi votues tradicionalë, do të duhej që sipas tij, platformat virtuale të ishin më efektive në pasimin e mesazhit të partive politike.
Ai theksoi që pjesa më e madhe e votuesve janë të përcaktuar dhe sipas tij, kanë qenë edhe para se të hyjnë në fushatë se për kë do të votojnë.