Kandidati për deputet nga LDK Agim Veliu, po mban tubile me qytetarët nëpër fshatrat e Podujevës.
Ai tha se nga fshati Bellopojë, morëm mbështetjen e plotë për të vazhduar me forcimin e shtetit të Kosovës.
“Qytetarët llapjanë janë të bindur se vetëm LDK është garancë e shtetsisë së Kosovës”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Postimi në Facebook:
Me banorë të mbledhur në Bellopojë biseduam për rëndësinë që kanë zgjedhjet e 14 shkurtit, për LDK-në, e sidomos për Kosovën.
Morëm mbështetjen e plotë për të vazhduar me forcimin e shtetit të Kosovës dhe për ruajtjen e partneritetit me aleatët strategjik.
Qytetarët llapjanë janë të bindur se vetëm LDK është garancë e shtetsisë së Kosovës.
#LDK132✅
#AgimVeliu4✅