Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka vazhduar fushatën elektorale në nëndegët e PDK-së në Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar.
Shala thotë se qytetarët e Drenasit dje ishin UÇK ndërsa sot janë PDK.
“PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj”
Postimi i plotë:
Mobilizim dhe entuziazëm i madh i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar.
Qytetarët e Drenicës dje UÇK sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin do t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër.
PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj.
PDK-ja ka dhënë prova se e mban fjalën!
#FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134