Demokraci Plus jep disa rekomandime për organizimin e zgjedhjeve gjatë pandemisë COVID-19

Zgjedhjet 2021

Demokraci Plus jep disa rekomandime për organizimin e zgjedhjeve gjatë pandemisë COVID-19

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 të këtij muaji, Demokraci Plus publikoi raportin lidhur me organizimin e këtyre zgjedhjeve në kohë pandemie

Demokraci Plus liston këto rekomandime për KQZ:

Reduktimin e numrit të komisionerëve dhe vëzhgueseve, për të shmangur grumbullimin e shumë personave brenda hapësirave të mbyllura;

Zgjatjen e orarit të votimit nga ora 07:00 – 21:00, për të shpërndarë votuesit në një interval më të gjatë kohor;

Të bëhet thirrje që personat mbi moshën 65 vjeçare të votojnë në orët e paradites, kurse të tjerët të cilët nuk e kanë të domosdoshme votimin gjatë paradites, të votojnë pasdite. Në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia e përhapjes së virusit tek personat më të vjetër në moshë;

Të shtohet numri i qendrave të votimit dhe vendvotimeve me qëllim të reduktimit të votuesve të cilët frekuentojnë këto qendra dhe atyre të cilët presin në radhë për të votuar;

Të rregullohet mënyra e votimit për personat e vetë-izoluar, duke i angazhuar ekipet mobile të KQZ-së me përkrahje nga stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që t’u ofrohet mundësia e barabartë e votimit me personat e tjerë;

Vendosja e dezinfektueseve në hyrje dhe dalje të çdo vendvotimi;

Vendosja e mburojave plastike në mes të votuesve dhe komisionerëve;

Dezinfektimi i objekteve çdo tri orë, si: dorezat e derës së vendvotimit, kabina e votimit, kutia e fletëvotimeve, vulat, spërkatësit për identifikim, tryezat etj.

Ndërsa, për Qeverinë D + rekomandon që për të shmangur grumbullimin e personave pas përfundimit të procesit të votimit, të vendoset ora policore në tërë vendin duke filluar nga ora 21:30. Kjo me qëllim evitimin e gabimit që është bërë në këtë aspekt gjatë zgjedhjeve lokale në Komunën e Podujevës.

Kurse për votuesit: mbajtja e maskave gjatë procesit zgjedhor, votuesit duhet të marrin stilolapsin me vete nga shtëpia, për të shmangur kështu prekjen e një objekti nga shumë persona, të evitojnë grumbullimet dhe të respektojnë distancën prej 1.5 metra në pritje për votim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat