​Hoxhaj me presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, flasin për potencialin e investimeve të jashtme për Kosovën

Zgjedhjet 2021

​Hoxhaj me presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, flasin për potencialin e investimeve të jashtme për Kosovën

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:05
Enver Hoxhaj

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, Borge Brende, me të cilin ka biseduar rreth planit të PDK-së për Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë së bashkë me Brende, u pajtuan të punojnë në krijimin e një kornize të bashkëpunimit që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Ndër tjerash, Hoxhaj tregoi se Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

Postimi i plotë:

Një bisedë e shkëlqyer me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Borge Brende, të cilit ia prezantova planin tonë për #Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

U pajtuam që të punojmë së bashku për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

Forumi më i madh dhe më me ndikim në botë do të jetë një platformë e prezantimit të Kosovës në botë.

Mirënjohës ndaj presidentit dhe mikut tim, Borge Brende, për mbështetjen që do t’i japë Kosovës.

#Rimëkëmbje 134

#HoxhajKryeministër 1

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat