Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vazhduar takimet elektorale në Baicë të Drenasit.
Haradinaj tha se “Baica” e heroit Rasim Kiçina dhe shumë dëshmorëve të tjerë i ka pritur me ngrohtësi historike.
“Së bashku edhe me kandidatët nga Drenasi; Beqir Kiqina dhe Kaltrina Morina, si dhe kandidatët mysafirë si; Haxhi Shala, Lahi Brahimaj dhe Idriz Shamolli e garantuam besimin e plotë në Baicë”
Ai tutje ka thënë se vulën e suksesit e gjetën në këtë pjesë të Drenicës.
Postimi i plotë:
Sot u nderuam në Baicën e Rasim Kiqinës.
Baica e mikut tim, tash Heroit Rasim Kiqina dhe shumë dëshmorëve e luftëtarëve, na priti me ngrohtësinë historike, ashtu siç më pritën në vitet 96-97.
Së bashku edhe me kandidatët nga Drenasi; Beqir Kiqina dhe Kaltrina Morina, si dhe kandidatët mysafirë si; Haxhi Shala, Lahi Brahimaj dhe Idriz Shamolli e garantuam besimin e plotë në Baicë.
Sot vulën e suksesit e gjetëm pikërisht në këtë pjesë të Drenicës.
Familjes Kiqina dhe mbarë kësaj zone, ju jam mirënjohës për të gjitha që i kanë bërë në rrugën tonë të gjatë.
Forca e Kosovës së bashku me forcën e Drenicës heroike, drejt fitores së 14 shkurtit!