Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka vazhduar fushatën elektorale në Polac të Skënderajt, shkruan Gazeta Blic.
Deliu është pritur në takim nga Elmi Gruda i cili udhëheq biznesin ‘Muli Shoes’ dhe ka disa të punësuar, ku Deliu i’u ka prezantuar programin e Rimëkëmbjes.
“Me Hoxhajn kryeministër dhe panin e PDK-së, bizneset do të mbështeten me 500 milionë euro grante dhe subvencione” shkruan Deliu në Facebook.
Postimi i plotë:
Programin e Rimëkëmbjes e prezantuam me kolegë kandidatë në Polac, ku u pritëm ngrohtë në familjen e z.Elmi Gruda.
Z. Gruda udhëheq ‘Muli Shoes’, një biznes që ka disa të punësuar. Rimëkëmbja është plan i qartë i dedikuar për zhvillimin ekonomik dhe bizneset.
Me Hoxhajn kryeministër dhe panin e PDK-së, bizneset do të mbështeten me 500 milionë euro grante dhe subvencione.
Me udhëheqësit e ‘Muli Shoes’, na u bë edhe më e qartë se sa shumë kanë nevojë për ndihmë bizneset që u harruan pothuajse tërësisht gjatë vitit të vështirë të pandemisë.
#PDK134
#Rimëkëmbje
#EnverHoxhaj1
#BlertaDeliuKodra9