Sot Abin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan komunën e Prizrenit.
Atje u pritën nga kryetari Mytaher Haskuka, i cili tha se, gjatë vizitave morëm mbështetje të madhe për ditën siç e quan ai të referendumit.
“Qeveria Kurti, është realiteti i pashmangshëm dhe i shumëpritur gjithandej Kosovës”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
Postimi në Facebook:
Bashkë me kryeministrin në ardhje Albin Kurti dhe presidenten Vjosa R. Osmani, sot vizituam Prevallën, Mushnikovën, Opojën, Dragashin, Shtërpcen, Zhurin e Lubizhdën. Në secilin fshat që vizituam e tek secili banor që na takoi, gjetëm mikpritje e përkrahje, angazhim e mbështetje për ditën e madhe të referendumit.
Qeveria Kurti, është realiteti i pashmangshëm dhe i shumëpritur gjithandej Kosovës.
Fitorja e madhe është afër!
#KREJTdheDREJT
#127