Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Besa Gaxherri, së bashku me kandidatë të tjerë të kësaj partie, ka mbajtur sot një numër takimesh në fshatrat e Pejës dhe të Klinës.
Ajo ka vërejtur mobilizim të strukturave dhe përkrahësve të LDK-së për fitore në zgjeshjet e 14 shkurtit.
“Qytetarët e Qyshkut, Pavlanit, Nakëll, Llabjanit, Zahaqit dhe Ramunit të mobilizuar për fitoren e LDK-së, për Shtetin Shtet”, ka shkruar Gaxherri në faqen e saj në Facebook.
“Kliqina, Sverka, Leshani dhe Jabllanica e Leshanit të bashkuar për fitoren e LDK-së, për shtetndërtuesit”, ka theksuar ajo në mjë postim tjetër, gjatë ditës.
Gaxherri mban numrin 15 në listën e LDK-së.