Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këtë vikend e vizituan Sharrin dhe fshatrat përreth.
Të dy u zotuan se do të bëhet më tepër për bujqësinë, ekonominë dhe drejtësinë, si dhe premtuan vende pune me baza meritore.
Nga banorët e Bresanës së Opojës, Zhurit dhe Dragashit kërkuan vota që Vetëvendosja të fitojë më tepër se 61 deputetë.
Zotimet dhe kërkesat e tyre për ta fituar pushtetin qeveritar më 14 shkurt u pritën me entuziazëm nga simpatizantët e Vetëvendosjes të cilët, veç që u treguan mikpritës, ishin edhe kreativë.