Haradinaj për diasporën: 14 shkurti është drejtimi i vendit tonë, andaj bëhuni pjesë e tij

Zgjedhjet 2021

Haradinaj për diasporën: 14 shkurti është drejtimi i vendit tonë, andaj bëhuni pjesë e tij

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:26
Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për diasporën shqiptare.

Kryetari i AAK-së, dhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për diasporën shqiptare.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka bërë të ditur, se diaspora asnjëherë nuk e ka lënë Kosovën vetëm, prandaj dhe ka kërkuar edhe më tutje mbështetjen e tyre, për 14 shkurt.

Sipas tij, me 14 shkurt, është dita e drejtimit të vendit tonë, ku edhe ka kërkuar nda mërgimtarët që të bëhen pjesë e kësaj dite.

Postimi i tij i plotë:

Mirënjohje për ju që kurrë nuk më latë vetëm!

Të dashur qytetarë të Diasporës shqiptare,

Ky moment historik për Kosovën, natyrshëm se është i përbashkët për ne!

Ju jam skajshmërisht mirënjohës të gjithëve për mbështetjen, pa dallim.

Ju mijëra bashkatdhetarë që po e përkrahni vizionin tonë, ashtu si dikur, kur Kosova dhe unë kishim nevojë për ju, nuk na latë vetëm për asnjë moment!

Motra dhe vëllezër,

Pak ditë na ndajnë nga referendumi historik, ku përcaktohet se çfarë drejtimi po merr vendi ynë. Andaj, ju lus qe edhe një herë si gjithmonë të bëhemi bashkë e ta fitojmë edhe këtë betejë!

14 shkurti është drejtimi i vendit tonë, andaj bëhuni pjesë e tij!

RH

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat