Kandidatja për deputete të PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ishte sot së bashku me Bedri Hamzën në Mitrovicë për të zhvilluar takim me të rinjët e PDK-së.
Atje, ajo tha se PDK-ja u zhvillua dhe u ndërtua nga të rinjë idealistë të cilët vendosën themelet e shtetit të Kosovës.
Sipas saj, edhe të rinjtë do t’i përfshijmë në përfaqësim dhe në vendimmarrje.
Postimi në Facebook:
Ashtu siç e tha kryetari i degës, z.Bedri Hamza, PDK-ja u zhvillua dhe u ndërtua nga të rinjë idealistë të cilët vendosën themelet e shtetit të Kosovës. Sot, unë isha e lumtur në takimet me të rinjtë e Mitrovicës, tek të cilët pashë idealet se si Kosova të vazhdojë forcimin e mëtejmë të sigurtë. E këtë e bëjmë më së miri ne të PDK-së, ku të rinjtë do t’i përfshijmë në përfaqësim dhe në vendimmarrje.
#PDK134 #Rimëkëmbje #tërinjtë
#HoxhajKryeminister1
#arianamusliushoshi15
PDK - dega Mitrovicë