Haxhiu: Mbështetja për planin e Rimëkëmbjes, vetëdijesim kundër atyre që shkelen çdo kauzë

Zgjedhjet 2021

Haxhiu: Mbështetja për planin e Rimëkëmbjes, vetëdijesim kundër atyre që shkelen çdo kauzë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:53
Foto nga takimi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se gjithë kjo mbështetje, ky mobilizim i qytetarëve për Planin e Rimëkëmbjes nuk është rastësi.

Por është vetëdijësim për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga njerëz që shkelen çdo kauzë, siç është premtimi për bashkim kombëtar, shkatërruan institucionet e themeluara me mund e gjak të dëshmorëve.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se rinia e Mitrovicës, edhe sot e dëshmoi se vazhdon të jetë me Kadri Veselin, Hashim Thaçin e çlirimtarët tjerë.

“Kjo është Mitrovica e Isa Boletinit, e Mehë Ukës e Rexhep Mitrovicës emrin e të cilit e mbanë Shtëpia e Kulturës, nga ku u përçua mesazhi mbështetës për PDK-në. PDK 134, EnverHoxhaj 1, Bekim Haxhiu 109”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat