Vendi shkoi në zgjedhje të reja pasi që Gjykata Kushtetuese e shpalli Qeverinë Hoti si jo legale për shkak të votës së deputetit të denuar me vendim të formës së prerë, Etem Arifi.
Pas vendimit të Kushtetueses, Kuvendi i Kosovës u mblodh për të votuar Buxhetin e vitit 2021, dhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Republikës së Kosovës u shpërbë, rrjedhimisht vendi shkoi në zgjedhje.
Vendimi i Kushtetueses e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë, kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurtin pasi që ky i fundit ishte i denuar me burgim me kusht për shkak të hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvend.
Data e zgjedhejve të reja u vendos pak kohë pas shpërbërjes së Kuvendit. Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani pas konsultimit me partitë në vend, vendosi datën 14 shkurt si datën pë zgjedhje.
Fushata zgjedhore e këtyre zgjedhjeve ka filluar me 3 shkurt dhe përfundon me 12 shkurt, ditët 13 dhe 14 janë heshtje zgjedhore.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit garojnë disa parti politike, ndër to:
121-Nisma Socialdemokrate, Kandidat për Kryeministër: Fatmir Limaj;
27-Lëvizja Vetëvendosje, Kandidat për Kryeministër: Albin Kurti, Kandidate për Presidente: Vjosa Osmani;
132-Lidhja Demokratike e Kosovës, Kandidat për Kryeministër: Avdullah Hoti;
134-Partia Demokratike e Kosovës, Kandidat për Kryeministër: Enver Hoxhaj;
135-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kandidat për President: Ramush Haradinaj.