Kreu i AKR, Behgjet Pacolli dje vizitoi Odën e Prizrenit nga ku u prit nga kryesuesja e Odës Prizrenit, Besnike Aliaj dhe nga anëtarët tjerë.
Me këtë rast Pacolli shpalosi programin AKR në fushën e ekonomisë, të cilin nga Oda e Prizrenit e mirëpritën me shpresë se s`do jetë vetëm premtim elektoral.
Kryesuesja Aliaj shprehet se mbetet për tu parë në të ardhmen një gjë e tillë, megjithëse bizneset në Prizren, dhe jo vetëm, kanë nevojë për mbështetje.
Ky takim u zhvillua në kudër të fushatës zgjedhore.