Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka vizituar qytetin e Prizrenit, bashkë me u.d së presidentes Vjosa Osmanin.
Nga atje, Kurti ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë, pasi VV-së i duhet fitore e madhe me mbi 61 deputetë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se në Prizren, VV-ja do të del gjithmonë e para.
Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Terzimahallë, Islahanë dhe Bajram Curr - të gjithë ishin të mobilizuar.
Se në Prizren gjithmonë dalim të parët, kjo dihet. Por kësaj here na nevojitet fitore e madhe, me mbi 61 deputetë.
Andaj, sot një javë, të dalim në zgjedhje secili e secila, që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona.