Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se bashkë me qytetarët e Dobrashecit dhe Godancit i thanë PO fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.
“Në Dobrashec dhe Godanc sonte po ashtu morëm përgjegjësi dhe zotime të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe politike të vendi tonë, të cilin bashkë kemi çliruar dhe ndërtuar”, ka thënë Ferat Shala I cili kësaj here ka numrin 14 në listën për deputetë të PDK-së.
Kosovës sot, sipas Shalës, i duhen njerëz të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në qeverisje, sepse liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës janë amaneti më i madh që na lanë dëshmorët.
#PDK134
#FeratShala14
#Rimëkëmbje